Ora News - VIVA për të dytën ditë rradhazi në betejë me flakët në Voskopojë

2017-08-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emergjencat Civile në bashkëpunim me Viva Helikopters kanë vijuar për të dytën ditën radhazi operacionin për shuarjen e flakëve në zonën mes fshatrave Lekas dhe Voskopojë. Zjarri është përhapur në të gjithë masivin e pyjeve, duke i vënë ato në rrezik, ndaj helikopterët VIVA nuk e kanë ndalur për asnjë moment luftën e tyre me flakët.
Ndërhyrja nga ana e kësaj kompanie është realizuar pas kërkesës urgjente që Drejtoria e Përgjithshme të Emergjencave Civile i ka bërë Viva Helikopters, për të dhënë kontributin e saj për shuarjen e zjarrit. Në shkresën që emergjencat i dërguan VIVA-s thuhet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur ?Përroi i Qershisë? mes fshatrave Lekas e Voskopojë dhe ka përhapje në një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar kështu të gjithë zonën pyjore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/viva-per-te-dyten-dite-rradhazi-ne-beteje-me-flaket-ne-voskopoje/