Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajshe e cila ndodhej në në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.
?Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe? shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.
Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej ?Shum flm akoma sekam mar veten tu u dridh jam? .
Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rrefimi-i-shqiptares-nga-barcelona-30-sek-qe-shpetuan-jeten-time-e-vogelushes/