Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume komentoi për Report Tv edhe propozimin e PD për votimin me detyrim të zgjedhësve duke u deklaruar kundër për disa arsye, të cilat i shpjegon.
?Jam njohur me propozimin, është problem dhe nuk është koha për ta propozuar, pasi që të detyrosh zgjedhësit të marrin pjesë në votim, përpara se të bësh këtë gjë duhet të zgjidhësh problemet e tjera për mundësinë që duhet të kenë shqiptarët për të votuar, kam parasysh ata që jetojnë jashtë vendit.
Për mendimin tim është e domosdoshme që partitë të shohin atë që nuk kanë bërë për të rritur besimin e shqiptarëve.
Kur zgjedhësi nuk është i sigurt për votën e tij është i demotivuar. Një nga arsyet që duhet trajtuar, ajo që mund të arrihet është shumë pak në krahasim me atë që kërkohet.
Veprimi nuk sjell dot produkte për të rritur standardet dhe besueshmërinë e shqiptarëve në zgjedhje.
Duhet të garantohet e drejta për të votuar në cfarë do lloj niveli dhe pastaj të mendojmë? përfundoi ai.