http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër tragjedi u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje, këtë radhë në ujërat e liqenit të Shkodrës, ku janë mbytur dy fëmijë të mitur.
Viktimat janë dy djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.
Kjo është varka te cilën e kishin marre për t?u lare 7 te rinjtë e fshatit Grilë.
Por rrjedha e liqenit në thellësi, mori me vete mjetin lundrues. 5 persona që po laheshin kanë mundur të dalin në breg, ndërsa te miturit u mbytën.
Banorët e zonës së bashku me palombarët bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga fundi i liqenit.
Sipas dëshmitarëve okular, të rinjtë kishin shkuar më shumë se 50 metra larg bregut të liqenit dhe distanca e largët për t?u kthyer i kushtoi shtrenjtë më të vegjëlve.
Po ashtu, janë shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër edhe 5 të rinjtë që ishin në varkë, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen e rëndë.
Kjo është tragjedia e radhës që ndodh në ujërat shqiptare gjatë kësaj vere, pas mbytjes se një vajze te mitur në plazhin e Zvërnecit ditën e mërkurë.