Në një intervistë për Report Tv, eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se raporti i ministrave teknik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë një ndikim negative në integrimin e vendit.
Fleckenstein thotë se raporti merr një vlerë tjetër, nëse edhe OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe më pas mbetet për tu parë sesi do të veprojë qeveria
?Raporti i ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.?
Eurodeputeti Fleckenstein thotë se kishte besim tek ministrant teknik, por vetëm raporti i OSBE ODIHR përcakton nëse ata kanë bërë gjithçka për garantimin e votës së lirë.
? Isha shumë i sigurt se "ministrat e ri teknik" do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë.?