Helmohen 50 dasmorë në Shijak

2017-08-17 1

Afro 50 persona u helmuan nga ushqimi në një lokal dasme në Shijak. Dasmorët shfaqën probleme shëndetësore me të vjella, përzierje, diarre e temperaturë të lartë. Në spitalin rajonal të Durrës qëndrojnë ende të shtruar 12 pacientë.

Ata thonë se nisën te kenë shqetësime pas konsumimit te ushqimit.

?U Helmuam. Ishim në dasëm, nuk kuptuam asgjë, vetëm kur dolëm ditën tjetër na dha shqetësim.?

?Hëngrëm në dasëm. U kënaqëm atje, ditën tjetër pastaj u sëmurëm.?

Policia nisi hetimet për këtë rast, duke marrë deklarime të pacientëve, shumica e të cilëve kaluan gjendjen e rrezikut.

Nadire Jani, shefe e repartit infektiv SRD, tha se ?pacienti i parë që ka ardhur ka qenë me shqetësime të barkut, të vjella, temperaturë të lartë. Pas këtij rasti kanë ardhur edhe dy të tjerë...pas këtyre kanë ardhur edhe 9 të tjerë. Deri në orën 12 të natës kemi pasur prurje.?

Drejtoria e Shëndetit Publik nisi një inspektim në lokalin ku ndodhi helmimi. Mostra të ushqimeve të konsumuara u dërguan për ekzaminim në laborator. Tashmë pritet përfundimit i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit. Nëse vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren ndaj pronarit të lokalit. /TV Klan