http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti i ministrave teknike per zgjedhjet e 25 qershorit nxjerr si problematike kryesore fenomenin e blerjes se votës dhe rolin e bandave kriminale.
Ne kete dokument te hartuar nga 7 ministrat e përzgjedhur nga PD theksohet se ne zgjedhjet parlamentare u angazhuan në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shit-blerjen e votës nga subjekte politike të mazhorancës, duke akuzuar Policinë e Shtetit se nuk beri asgjë per ta goditur këtë fenomen.
?Rezulton fenomen i përhapur shitblerja e votës. Nga 484 denoncimet e mbërritura në MPB, 315 raste i përkasin ?Korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje?, për të cilat Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion lidhur me masat e marra për verifikimin e tyre. Policia ka dështuar të japë një shifër të saktë të çështjeve të adresuara në Prokurori për shitblerjen e votës gjatë fushatës elektorale, por ka raportuar vetëm 10 raste të verifikuara dhe të dërguara për veprime të mëtejshme në Prokurori në ditën e zgjedhjeve.?
Sipas raportit policia e shtetit ne disa raste ka mbështetur edhe subjekte politike te caktuara dhe drejtori i përgjithshëm i policisë ka refuzuar te marre masa ndaj punonjësve te implikuar.
?Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancës në fushatën elektorale veçanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancës në bashkëpunim me elementë kriminalë.?
Raporti, ku bie ne sy mungesa e rasteve konkrete të shkeljeve të pretenduara, vëren se gjate fushatës elektorale u përdoren ne shkelje te ligjit administrata, pajisja me certifikatë pronësie, legalizimit, premtimi i vendeve të punës apo edhe premtimi per te marre vlerësim kalues gjatë procesit të maturës shtetërore.
Te gjitha gjetjet e raportit vijnë nga procesi i monitorimit të veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore nga ana e Task Forcës per zgjedhjet e 25 qershorit.
Por ajo qe bie ne sy është se task forca nuk u mblodh as per ta diskutuar e as per ta miratuar kete raport, duke e bere ate thjesht nje dokument te ministrave te zgjedhur nga PD. Task forca per zgjedhjet u krijua me vendim te Këshillit te Ministrave e pjese e saj nuk ishin vetëm ministrat teknike, por edhe ministrat e PS dhe drejtues te institucioneve te ndryshme dhe shmangia e diskutimit te dokumentit final per zgjedhjet ne kete strukture e bën ate një dokument jo te ligjshëm.