http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është rruga ?Faik Konica? në Tiranë, pranë qytetit studenti. Bashkia ka nisur rikonstruksionin e saj duke e shtruar gjithë rrugën me kalldrëm, si dhe duke i dhënë zonës një model të ri estetik. Kryebashkiku Erion Veliaj inspektoi punimet në këtë projekt që i cilësoi si të komplikuar.
Kryebashkiaku Veliaj tha se puna për rindërtimin e rrugës po vijon me ritme të shpejta.
?Në rrugën ?Faik Konica? kemi ndoshta një nga projektet më të komplikuara të bashkisë sepse ndër vite nuk janë respektuar distancat, nuk është përditësuar rrjeti nëntokësor. Pasi zbuluam që kishim një rrjet totalisht të amortizuar uji, që të parandalojmë në të ardhmen situata si ato që kemi te Astiri, ku ndërtimet janë bërë pa shtuar kapacitetin e rrjetit, kemi bërë një shtesë të rrjetit të prurjeve të ujit, të kanalizimeve, të gjithë rrjetit elektrik, telefonisë dhe internetit?, tha Veliaj.
Paralelisht me investimet, kryebashkiaku i bëri thirrje banorëve që të lirojnë hapësirat publike të zëna padrejtësisht, në mënyrë që të vijohet më tej me projektet.
Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të liruar hapësirat e zëna në mënyrë që puna të përfundojë në kohë rekord.
?U kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim, sidomos pronarëve të lokaleve, pronarëve të avllive, atyre që kanë tejkaluar çfarë ju lejon ligji nga prona e tyre ose nga shfrytëzimi i pronës së tyre. Sa më shumë bashkëpunim të kemi, aq më shpejt mund të ecim me këtë punë. Komunitetet që kanë bashkëpunuar, kanë afruar avllitë, ia kanë parë hajrin këtij bashkëpunimi sepse puna ka mbaruar në kohë rekord?, u shpreh ai.
Investimet e Bashkisë kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronës në kryeqytet.