Report TV - Shijak, helmohen 50 persona në dasmë, 12 shtrohen në spital

2017-08-17 0

Afro 50 persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal dasme në qytetin e Shajakut.

Personat e helmuar kanë shfaqur probleme shëndetësore duke nisur nga pasditja e së hënës, ndërkohë që në repartin infektiv të spitalit rajonal Durrës gjenden të shtruar akoma 12 persona. Pacientët shprehen se kanë qenë në dasmë dhe ushqimi iu është dukur i mirë, por shumë shpejt nisën problemet.

?Ishim në dasmë, erdhëm këtu dhe petë. Nuk kuptuam asgjë, darka për mrekulli, pastërtia e lokalit në maksimum vetëm ditën tjerët na dha shqetësim. Kam tre ditën në spital, ndihem më mirë?, ?Jemi më mirë tani, shkuam në dasmë, hëngrëm në dasmë, u kënaqëm atje, ditën e tjetër pastaj, sonte u sëmurëm?, ?Nuk e dimë çfarë ndodhi, jam me temperaturë akoma, nuk e dimë nëse ka qenë nga ushqimi?,shprehet pacientët.

Shefja e repartit infektiv Nadire Jani shprehet se pacientët janë shfaqur me diarre dhe temperaturë të lartë dhe aktualisht situata e tyre është më e mirë.

?Pacienti i parë që ka ardhur është paraqitur duke u gdhirë dita e martë. Ka qenë me shqetësime gastrointestinale, pra bark, të vjella, temperaturë të lartë dhe mbasi ka marrë ndihmën e parë në repartin e urgjencës është paraqitur në spital pasi gjendja nuk është përmirësuar.