TIRANE-ReportTv zbardh skemën e grabitjes së kasafortës së biznesit të argjendarisë 2 ditë më parë në Tiranë, ndërsa operacioni i policisë për kapjen e autorëve ka zgjatur 6 orë.
Në këtë grabitje sipas hetimeve autori kryesorë ka qenë Eduart Ngota, i ardhur nga Italia në Tiranë më 14 Gusht.
Sapo ka mbërritur në Tiranë Ngota ka vënë në jetë planin e grabitjes duke thirrur në ndihmë dhe dy të njohurit e tij mes tyre Zenel Dama dhe shtetasin në kërkim R.B.
Nga hetimet, autorëve u janë sekuestruar tre ora, tre byzylykë floriri, një varëse, një makinë dhe sasia prej 9500 euro, të cilat nuk kanë mundur t?i prishin.
Për policinë e Tiranës Ngota është person i njohur pasi nga Italia kanë mbërritur të dhënat se ai ka qenë i dënuar për grabitje dhe dy herë të tjera.