Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtimi i fondit për emergjencat civile dhe blerjen e energjisë ka qenë në qendër të ndryshimeve që ka vendosur të kryejë kryeministri Rama, në buxhetin 2017. Në aktin e posaçëm normativ parashikohen edhe 500 milionë lekë për krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.
Thatësira e zgjatur dhe emergjenca e zjarreve që pushtoi Shqipërinë përgjatë gjithë muajve të verës ka sjellë domosdoshmërinë për ndryshime në buxhetin e vitit 2017.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur një akt normativ nëpërmjet të cilit ka vendosur që të shtojë fondin e parashikuar për emergjencat civile si dhe për blerjen e energjisë.
Më konretisht, fondi për emergjencat civile është rritur me rreth 1 miliard lekë, ndikuar nga zjarret që kanë përfshirë mbarë vendin që prej fillimit të muajit qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/thatesira-ndryshon-buxhetin-me-shume-para-per-energjine-dhe-zjarret/