Kosovë, parlamenti në pritje të konstituimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryesuesi i takimit konsultativ të partive politike në Kosovë, Adem Mikullovci, do të thërrasë më 24 gusht vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, sikurse ka propozuar më herët koalicioni PAN.



Në takimin e sotëm morën pjesë të gjitha partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e ka quajtur mbledhjen, panevojshme.



Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, tha se në konsultim me partnerët e koalicionit ka kërkuar që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht. Ai ka theksuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.



Enver Hoxha: Pasi u dakorduam për datën 24 gusht, do të kryejmë punën e kryekuvendarit, ndërsa në afat rekord do të bëhet qeveria.



Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativës, është shprehur se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duhet të lejohet në këtë formë, si bllokimi i institucioneve.



Avdullah Hoti: Qëllimi i tryezës është që të debatojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur për dy çështje. E para që në afat të shkurtër të shohim se si mund të zhbllokohet themelimi i institucioneve të vendit dhe e dyta besoj se kjo nga tryezë duhet nisë dhe të formalizohet diskutimi substancial për të ndërtuar konsensusin politik dhe shoqëror për të ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.



Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti Glauk Konjufca është shprehur se fakti që seanca kosntituive është thirrur 5 herë, dëshmon papërgjegjësinë e grupit parlamentar.



Glauk Konjufca: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë prej pan-it, deputetëve që e kanë bërë betimin, të marrin përgjegjësinë publike, të marrin pjesë sa më shpejtë në seancë dhe të mos bëhen shkaktarë të kësaj bllokade të cilën ata po e bëjnë me qëllim.



Ftesa për këtë takim vjen pas dështimit për të tretën herë të seancës konstituive. Deputetët e Kosovës ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve për t?i dhënë fund ngërçit politik në Kosovë.



Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë për mediat se institucionet e vendit do të formohen brenda 10 ditëve.