Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë muajit korrik Banka e Shqipërisë ka hedhur më shumë para në qarkullim. Statistikat tregojnë se gjatë muajit korrik 2017 Banka ka emetuar 20 miliardë lekë më shumë krahasuar kjo me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në qarkullim 20 miliardë lekë më shumë gjatë muajit korrik në krahasim me një vit më parë për të zbutur efektet e kursit të këmbimit.
Sipas të dhënave zyrtare, korriku i këtij viti shënon muajin me sasinë më të lartë të parasë së hedhur në qarkullim përgjatë dhjetë viteve të fundit.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit korrik Banka e Shqipërisë ka hedhur 263 miliardë lekë, e cila është një shifër mjaft e lartë në krahasim me të njëjëtn periudhë të një vitit më parë kur ishte vetëm 243 miliardë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/bsh-hodhi-ne-qarkullim-20-mld-leke-me-shume-se-ne-korrikun-e-2016/