Report TV -Zëvendësoi 3 anëtarë të Bordit, 6 dekanë letër kundër Karabinës

2017-08-16 0

Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e tre anëtarëve të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, gjashtë dekanët kanë shprehur përmes një letre shqetësimin ndaj këtij vendimi.

Në letrën e dekanëve drejtuar kryetarit të Bordit të UT, Ervin Demos, thuhet se urdhri i ministres Karabina është jotransparent, ndaj duhet t?i kthehet mbrapsht pasi prek autonominë dhe reputacionin e UT.

Ndërkohë që vendimi për zëvendësim është marrë gjatë kohës kur bordi i Universitetit është me pushime.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kreu i bordit, Ervin Demo përmes një letre dërguar Ministres Karabina, teksa kërkon vlerësimin me objektivitet të vendimit të marrë për ndryshimin e anëtarëve të bordit të administrimit.

?Shkresa juaj mbetet pa vlerë ligjore dhe anëtarët e Bordit të Administrimit mbeten të pandryshuar? ? shkruan Demo.