Repor TV - Fluks fëmijësh të prekur nga virozat në pediatrinë e Fierit

2017-08-16 0

Virozat e stinës mbushin me fëmijë spitalin e Fierit. Rreth 100 të prekur paraqiten çdo ditë në spitalin pediatrik të Fierit, ku pjesa më e madhe e tyre janë me probleme të temperaturës. Problematikë në spitalin rajonal të Fierit mbetet mungesa e mjekëve specialistë për fëmijë.

Pas vizitës mjekësore 90% e rasteve dërgohen në shtëpi me mjekimet dhe rekomandimet përkatëse ndërsa të tjerët mbahen n ë spital. Numri i të shtruarve arrin deri n ë 20 fëmijë në ditë, kjo për shkak të komplikacioneve që shoqërojnë simptomat e vapës, sidomos tek fëmijët nën moshën 3 vjeç.

Rastet më të shpeshta paraqiten me temperature të larta , diarre dhe të vjella , me anoreksi dhe të tjera simptoma te stinës.

?Në repartin e pediatrisë kemi një rritje të të sëmurëve për shkak të periudhës së tanishme. Ata paraqiten me temperaturë shumë të lartë. Reparti i pediatrisë duhet të pajiset me të gjitha nën specialitet që i kanë të rriturit, pse ti nisim për një konsultë në Tiranë, kur mund të kemi specialistët tanë? Këto janë fatkeqësitë e pediatrisë, sepse as pushteti lokal as ai qendrorë, as ministria Shëndetësisë nuk i kanë kthyer sytë asnjëherë nga pediatria?, u shpreh mjeku pediatër, Dhamo

Free Traffic Exchange