Dekanët e UT kundër ndryshimit të anëtarëve të bordit nga Karabina

2017-08-16 2

Urdhri i ministres teknike Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të bordit të Universitetit të Tiranës është kundërshtuar në bllok nga dekanët e këtij universiteti.

Në një letër drejtuar kryetarit të bordit drejtues të universitetit më të madh publik në vend, dekanët kundërshtojnë hapur këtë vendim që thonë që është në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë, dhe si i tillë ata kerkojnë të vlerësohet si nul. Ndërhyrja e ministres teknike dhe emërimi i anëtarëve të bordit të monitorimit sipas dekanëve prek autonominë e Universitetit te Tiranës.

Rezerva dekanët kanë edhe për rektorin e Universitetit Mynyr Koni, i cili ka pranuar anëtaret e rinj të propozuar nga ministrja teknike Karabina dhe ka bërë prezantimin e tyre ne Rektorat.

I kontaktuar nga Tv Klan rektori Koni e cilëson si të bazuar në ligj vendimin e ministres teknike.

Vetë kjo e fundit ka reaguar përmes një njoftimi për mediat ku e cilëson vendimin e saj në përputhje me ligjin ndërsa qëndrimin e dekanëve e cilëson të papërgjegjshëm.

Ne deklaratën e saj ministrja Karabina thotë se distancohet nga burimet disinformuese të përdorura sipas saj nga segmente të caktuara të lidhura me interesa personale korruptive./Tv Klan

Free Traffic Exchange