Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike Asgjësohen 271 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 15.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacineve policore dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi I quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara të vetmbira në mënyr të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 130 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsejt 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve Narkotike? e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.