Report TV - Zëvendësimi i 3 anëtarë të Bordit, Demo për Report TV: Akti në kundërshtim me ligjin

2017-08-16 2

Kreu i Bordit Administrues të Universiteti të Tiranës, Ervin Demo, në një lidhje telefonike në Report TV ka theksuar se vendimi i zëvendësimit të anëtarë të bordit të Universitetit të Tiranës është në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Demo thotë se këto ndryshime kanë ndodhur në një periudhë kur të gjithë anëtarët e bordit dhe pedagogët e universitetit janë me pushime.

"Për sa i përket aktit të nxjerrë nga ministria, është në kundërshtim për sa i përket se ligjit të arsimit. Ka një praktikë të qartë se si anëtarët e bordit të administrimit vendosen dhe ka disa kritere që duhet të plotësojë. Ne akoma nuk kemi kuptuar se kush ka qenë motivacioni?, ka thënë Ervin Demo, i cili ka shtuar se vendimet e ministres janë nul.

Gjithashtu Demo ka shtuar se situata e krijuar duhet parë edhe nga ana politike, në një kohë ku ministres teknike të Arsimit i kanë mbetur më pak se 3 javë në detyrë, kushdo që të jetë ministri i ri në shtator, do ta anulojë këtë vendim.

Free Traffic Exchange