Report TV - ‘Një shoku im do taksi të mirë’ dalin përgjimet e prostitucionit

2017-08-16 2

Prokuroria e Tiranës përfundoi para dy ditësh hetimet për një grup prostitucioni, duke çuar në gjykatë për gjykim 28 persona

Prostitucion me studentet për klientët VIP me 200 euro
Grupi i prostitucionit vepronte në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku ofronin "shërbime seksuale" për të cilat shfrytëzonte studente, për pagesat nga 50- 200 euro.

Efektivi i policisë i pandehur nga prokuroria në dosjen me 28 persona për shfrytëzim prostitucioni rezulton se ka pasur një rol aktiv në këtë grup dhe dijeni për aktivitetin e paligjshëm që ushtrohej nga të njohurit e tij.

Sipas hetimeve, ai jo vetëm s?ka ndërhyrë për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm por ka qenë pjesë duke shmangur dhe kontrollet e policisë në taksinë që shërbente për të transportuar vajzat që shfrytëzoheshin në ambiente të ndryshme.

Nga përgjimet që ReportTv ka siguruar efektivi Elton.Sh është përgjuar teksa komunikon me taksistin Mariglen që ndalohet nga policia.