Report TV -Hoqi 4 anëtarë, bordi i Mjekësisë: Karabina po uzurpon Universitetin

2017-08-15 0

Zëvendësimi i 4 anëtareve të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë me urdhër të Ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina, nuk është pritur mirë nga disa anëtarë të bordit.

Ata e konsiderojnë zëvendësimin si të paligjshëm dhe si një tentativë të Ministres teknike për të uzurpuar Universitetin e Mjekësisë.

Sokol Buba, anëtar i Bordit të Administrimit te Universitetit të Mjekësisë shprehet për Report TV se aktualisht 4 anëtarët e bordit të emëruar nga Karabina po zhvillojnë një mbledhje të paligjshme.

Buba: Anëtarët e rinj synojnë fshehjen e abuzimeve
Ndërkohë në një email të dërguar nga një pjesë e anëtarëve të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë bëhet me dije së anëtarët e Bordit të emëruar nga Karabina synojnë fshehjen e abuzimeve.

?Në date 9 qershor Ministrja e arsimit ka marrë vendimin për të zëvendësuar 4 anëtarë të Bordit të administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, në shkelje të hapur me ligjin e arsimit të lartë si dhe duke cënuar rëndë autonomine universitare.

Për këtë ne bëmë ankesat përkatese të cilat u bëne nga tre anëtarët e zgjedhur nga universiteti si dhe në një ankesë tjetër nga anëtarët e ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Për këtë sekretari i përgjithshëm i ministrisë së arsimit duke na dhënë të drejtë bllokon procesin.