Ora News - Ndihma e parë që duhet t’i jepet një të mbyturi

2017-08-15 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata e trajnimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për dhënien e ndihmës së shpejtës është ndalur në qytetin e Shkodrës. Teksa theksoi rëndësinë e këtij trajnimi, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se qytetarët që japin ndihmën e parë shpesh kanë mungesë informacioni.
Në gjithë zonat bregdetare të Shqipërisë prej nisjes se sezonit turistik është zhvilluar një fushatë trajnimesh e sensibilizimesh të stafeve të bashkive, por edhe qytetarëve për dhënien e ndihmës së parë në raste kur pushuesit rrezikojnë të mbyten në plazhe. Shkodra ishte ndalesa e radhës, ku pas Velipojës, në mjediset e bashkisë trajnimi u zhvillua me punonjës të policisë bashkiake nga drejtori i urgjencave kombëtare Skender Brata.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ndihma-e-pare-qe-duhet-ti-jepet-nje-te-mbyturi/

Free Traffic Exchange