Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës vijon me aksionin për bllokimin e subjekteve karburante që nuk janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kanë paguar taksat vendore gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Nga 24 subjektet e kontrolluara brenda një dite, janë bllokuar 15 subjekte, ndërsa 7 karburante janë zhbllokuar pasi shlyen detyrimet.
Nga 24 subjekte karburante të inspektuara në 24 orët e fundit, Bashkia e Tiranës ka bllokuar 15 prej tyre për shkak të mos pajisjes me licencë dhe dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.
Policia bashkiake, Drejtoria e Tatim-Taksave vendore dhe ajo e licencimit raportojnë se aksioni i fundit është kryer në zonat Komuna e Parisit, zona e ish-Bllokut dhe rruga e Durrësit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aksioni-ndaj-karburanteve-bllokohen-15-nga-24-subjekte-te-kontrolluara/