Report TV - Riorganizimi i Himarës, banorët protestë për çështjen e pronave

2017-08-15 1

Qytetarët e Himarës gjatë mbrëmjes së të hënës kanë zhvilluar një protestë në lidhje me problematikën e pronave të tyre, të cilat sipas organizatorëve të kësaj proteste thuhet se po i marrin njerëzit e afërt të pushtetit.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës hartuan një projekt në lidhje me riorganizimin e qytetit të Himarës, nën siglën Himara e Himarjotëve. Në lidhje me vënien në zbatim të këtij projekti u kërkua të prishen disa shtëpi, por këtë gjë e kundërshtojnë familjet himarjote.

Banorët e Himarës gjatë mbrëmjes së hënë kanë zhvilluar një protestë në lidhje me problemin e pronave që ka hasur ky komunitet. Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit të Himarës, ku ndër të tjera u tha se projekti i Bashkisë së Himarës për qendrën e këtij qyteti do të rrënojë disa banesa të familjeve më të njohura të këtij qyteti. Sipas njërit prej organizatorëve të kësaj proteste, Nikollaq Neranxi i gjithë projekti për ndërtimin e qendrës është vetëm për të marrë shtëpitë e himarjotëve dhe për të ndërtuar pallate të cilat do të merren nga përsona të afërt me pushtetin.

?Mbase kishin parë projektet e Bashkisë së Himarës, të drejtuara kryesisht nga kryeministri Edi Rama, që shtëpitë tona do rrëzoheshin dhe nuk ishin një dy apo 5 shtëpi që talleshin bankat, po ishin lagjja e Varfajve, lagjja e Neranxajve dhe lagjja e Zotajve dhe disa shtepi të tjera këtu mbrapa që janë shumë të mira për të bërë pallate.Shkuljen dhe çrrënjosjen e njerëzve nga një zonë e cila ka një identitet, një histori dhe një kulturë të trashëguar e bëjnë vetëm komunistët. Dua t?i them Edi Ramës që ne jemi kundër Shqipërisë që do ti, ti do një Shqipëri që i ke vënë zjarrin, ti do një Shqipëri të mnbjellur me drogë, ndërsa ne himarjotët duam një Shqipëri Europiane?, është shprehur Nikollaq Neranxi.

Free Traffic Exchange