Nga janari i këtij viti vihet re një interes i shtuar sa i takon rrjetit te muzeve ne bashkinë Shkodër.
Pergjegesi i arkivit ne muzeun ?Oso Kuka? flet per afro 8000-9000 vizitor vetem ne 7 muajt e pare te vitit. Anelmo Spahija tregon se turistet e huaj jane kryeisht te interesuar mbi muzeun arkeologjik , ndërsa vizitoret nga vendi yne shfaqin kurizoitet lidhur me muzeun etnografik qe lidhet me kostumografine dhe traditat e qytetit.
Interesante eshte se ne kete periudhe, emigrantet qe kthehen ne atdhe kerkojne te sjellin femijet e tyre ne Muzeun e Shkodres ne menyre qe ti prezantojne atyre traditat e vendit te origjines. Sic mësohet ky muze vitin e kaluar ka arritur një numër record sa i përket numrit të vizitorëve të shteteve të huaja krahasur me vitet e tjera.
Ndersa dhe kete sezon numri i vizitoreve eshte i kenaqshem e mbi te gjitha fakti se ato akne nje shperndarje gjeografike thuajse nga te gjitha vendet e botes. Turistet e huaj preferojnë të mësojnë më tepër rreth historisë dhe vlerave arkeologjike të këtij qyteti,gjithashtu kërkojnë të mësojnë edhe mbi vlerat e mbartura ndër vite .