Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e bojës së printerit në zyrat e gjendjes civile në Fier ka shkaktuar rradhë të gjata te qytetarët. Këta të fundit shprehen se për të marrë një certifikatë duhet të presin me orë të gjata.
Qytetar: ?Para një jave më thanë se do të lajmërojmë, por nuk më kanë njoftuar. Erdha vetë sot këtu dhe kam 4 orë që po pres në rradhë.?
Mungesa e bojës së printerit është një problem që zgjat prej të paktën tre muajsh në Fier. Ndërkohë në zyrat e Gjendjes Civile në shërbim të qytetarëve janë vetëm 2 sportele, nga katër që janë gjithësej. Muajt e verës fluksi i qytetarëve ka pësuar rritje për shkak edhe të kthimit të emigrantëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungon-e-boja-e-printerit-shkaktohen-rradhe-te-gjata-ne-gjendjen-civile/