Report TV - Ekskluzive/Dokumentet: Si fshiheshin përdhunimet në shkollat e regjimit

2017-08-15 3

Më datën 16 prill 1971 P. I., me arsim të lartë, drejtor i shkollës së mbrëmjes në fermën e ... në rrethin e Durrësit, thëret në shkollë një nxënëse të klasës së VI-të dhe në dhomën e mësuesit, mbasi e mbyll këtë nga brenda kryen me të aktin seksual. Po në rrethin e Durrësit, J.Gj., ish arsimtar në fshatin Hamallaj, hyn në marëdhënie seksuale në një nga klasat e kësaj shkolle, me një nxënëse të shkollës së natës.

Po kështu ky i pandehur ka ndërmjetësuar që edhe shoku i tij të hyjë në marrëdhënie seksuale me një nxënëse tjetër. Në muajin prill 1971, ish arsimtari R.Ç. në fshatin Turan të rrethit të Tepelenës, tenton të kryejë aktin seksual në shkollë në dëm të një nxënëseje të klases së pare?

Kjo është vetëm një pjesë e raportit të prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, me 14 korrik 1971, ku përdhunimi i fëmijëve në shkolla jepet me një gjuhë gati indiferente dhe shqetësim ishte cënimi i figurës morale të mësuesit dhe jo përdhunimi i fëmijëve. Madje dokumente të tjera dëshmojnë se strukturat shtërore kishin bërë çmos ta mbyllnin e ta mbanin të fshehtë krimin.

Dokumenti i cili ruhet bashkë me dy shkresa të tjera të firmosura nga Kadri Hasbiu e Feçorr Shehu, në një prej dosjeve të Këshillit të Ministrave në AQSH, zbulojnë një panoramë të qartë të krimit ordiner gjatë viteve të regjimti komunist.

Free Traffic Exchange