Rama: Vuçiç shpalosi vizion kurajoz - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është tërësisht dakord me deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për nevojën e një dialogu të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës. Në një intervistë për të përditshmen serbe ?Blic?, shefi i qeverisë shqiptare thotë se respekton iniciativën e Presidentit serb, duke e vlerësuar si një vizion kurajoz.

?Iniciativa e Presidenti Aleksandar Vuçiç për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën, është një akt i lidershipit, me të cilin ai shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij, që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale?


Në intervistën e titulluar: ?Ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiç për ta zgjidhur problemin e Kosovës?, kryeministri Rama teksa u pyet se cila do të ishte zgjidhja përfundimtare e problemeve, ai prerazi u përgjigj se njohja Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, është zgjidhja e gjithçkaje.

?Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendos veten në vend të Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku. Për momentin është e rëndësishme që secili të punojë fort për zgjidhjen, në mënyrë direkte, me durim dhe në mënyrë jokonvencionale?

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, në këndvështrimin e kryeministrit Rama, janë më pozitive se kurrë më pare, por që duhet bërë shumë më tepër. Por, ai vuri theksin tek çuarja përpara e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve. Në intervistën për gazetën beogradase, Rama tha se gjërat duhet të përmirësohen çdo ditë dhe se të dy vendet janë në rrugë të mbarë.