http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sërbia sugjeron kompromis për Kosovën
Edhe Daçiç mendon si Vuçiç
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka sugjeruar kompromis për t?i dhënë fund konfliktit dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Në një shkrim të tijin të publikuar në gazetën s?Vecernje novosti? Daçiç shkruan se çfarë u përket serbëve dhe çfarë shqiptarëve, duhet të ndahet. Mirëpo, ai nuk jep asnjë shpjegim se çfarë do të thotë kjo ndarje në praktikë.
?Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, ndaj kjo mund të arrihet vetëm me marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka. Bëhet fjalë për një kompromis historik dhe e të drejtës etnike. Kjo është ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private?.
Duket se Kosova do të jetë një nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian. Presidenti serb Aleksandër Vuçic më 23 qershor kërkoi dialog të brendshëm në Serbi rreth Kosovës, për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Qasje qe vihet re ne politiken zyrtare te beogradit kohet e fundit eshte se vetem nje zgjidhje pranueshme per te dyja palet do te vendoste perfundimisht paqen mes shqiptareve dhe serbeve.