Shtatë drejtorë padisin ministren e arsimit Karabina - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-14 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Thellohet konflikti mes ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina dhe administratës në varësi te saj. Shtatë drejtorë kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj Karabinës, te cilën e akuzojnë per shpërdorim detyre, por edhe per dhune ndaj punonjësve.

Ne materialin voluminoz te depozituar ne organin e akuzës kete te hënë renditen fakte qe sipas paditësve, provojnë shkeljet e renda te ministres Karabina qe kane sjelle per pasoje dëme te mëdha. Zyrtaret e ministrisë i kane bere thirrje Prokurorisë qe te bej nje hetim te paanshëm.

Qe nga momenti qe mori detyrën e ministres se arsimit si pjese e marrëveshjes mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames, Mirela Karabina u përplas me vartësit e saj. Konfliktin me te ashpër e pati me sekretarin e përgjithshëm te ministrisë.

Free Traffic Exchange