http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thatësira e tejzgjatur si dhe zjarret e mëdha që kanë përfshirë vendin, kryesisht gjatë muajit gusht, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe kullota. Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit, nga muaji korrik e deri më tani, janë evidentuar 258 vatra zjarri, të cilat në total kanë prekur një sipërfaqe prej 5600 hektarësh. Nga kjo sipërfaqe, 4200 hektarë konsiderohen të djegura.
Duke ju referuar të dhënave, zjarret kanë rënë në pyje publikë konkretisht në një sipërfaqe prej 2500 hektarësh. Në zona të mbrojtura në 185 hektarë, si në dhe në kullota në 3263 hektarë. Të gjitha rastet e zjarreve të evidentuara, janë shoqëruar me një faturë financiare, e cila llogaritet në 65 milion leke dëme. Kësaj shifre nëse do t?i bashkëngjisim edhe shpenzimet e emergjencave civile, që kanë kryer një sërë operacionesh për shuarjen e zjarreve, atëherë fatura për buxhetin bëhet edhe më e rënde.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, vijojnë të jenë ende aktive disa vatra zjarri, që do të thotë situata nuk mund të konsiderohet e mbyllur. Në 238 raste, shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura. Ndërsa policia ka nisur edhe procedimet penale për ata individë, të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.