Dosja e prostitucionit në gjykatë, prokuroria mbyll hetimet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-14 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim 28 persona të akuzuar për përfshirjen në një rrjet të gjerë prostitucioni, të cilët vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në bazë të hetimeve, të cilat përfunduan në korrik të këtij viti 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit?.

Hetimi i organit të akuzës zbuloi se një pronar hoteli disa persona që ushtronin profesionin si taksist si dhe një efektiv i policisë rrugore, bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të siguruar klientë për vajza që ushtronin aktivitetin e prostitucionit.

Pagesa për çdo shërbim varionte në shifrat 50-200 euro për orë. Sipas prokurorisë Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi ?arrest me burg? në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambientet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.

Ai bashkëpunonte me një vajzë e cila krahas aktivitetit gjente dhe vajza të tjera kryesisht nga zona periferike të vendit e në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale.

Për të shkuar në hotelin e Kokës njëra prej vajzave mbante kontakte me efektivin Elton Shtrepi si dhe me një taksist. Nga të dhënat e prokurorisë taksisti dhe efektivi u siguronin klientë vajzave madje merrnin dhe përqindjen e tyre të fitimit.