Korçë, ankohen pacientët e hemodializës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre muaj pas ngritjes se qendrës se Hemodializes ne Korçe, pacientet tregojnë se e kane te vështirë te marrin shërbimin per shkak te mungesës se transportit. Pranë kësaj qendre trajtohen rreth 80 paciente, shumica prej tyre banore te fshatrave e qyteteve te tjera te qarkut.

Ne mungese te një ambulance, ata janë te detyruar te gjejnë mjete te rastësishme. Pacientet tregojnë se nuk kane qene te pakta rastet kur nuk kane mundur te mberrijne ne orarin e caktuar dhe iu është dashur te kryejnë procesin ne nje afat me te shkurtër, çka e dëmton shëndetin e tyre.

Para ngritjes se qendrës ne Korçe, pacientet shërbimin e dializës e kane marre ne Elbasan, Tirane dhe Struge, ku ne dispozicion te tyre ka qene çdo dite një ambulance, e cila i marrte nga banesat e tyre e duke i kthyer përsëri pas marrjes se mjekimit.

Drejtoresha e Financës pranë spitalit rajonal te Korçës, Anila Dishnica e kontaktuar me telefon thotë se nuk ka mundësi per trajtimin e këtyre pacienteve me ambulance. Por nga ana tjetër, Dishnica thotë se do te shihet mundësia e mbështetjes se tyre sipas udhëzimeve te Ministrisë se Shëndetësisë.