Report TV - Rakipi: Keqardhje për viktimën e familjen, PD mos bëjë politikë

2017-08-14 0

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi pas akuzave të PD ka reaguar në një prononcim për Report Tv duke deklaruar se me ngjarjen është marrë drejtësia, ndërsa kanë folur edhe dëshmitarët.

Ai shpreh keqardhje për atë që ndodhi, ndërsa i kërkon PD që të mos bëjë politikë me një aksident.

?Në radhë të parë dua të shpreh keqardhjen për viktimën, ishte një aksident dhe janë ekspertët e dëshmitarët që e kanë thënë fjalën e tyre.

Unë kam shkuar vetë në polici dhe kam sqaruar rrethanat. Keqardhja ime me e madhe është viktima dhe familjarët e tij.

Sa i përket deklaratave të PD me vjen keq që opozita është katandisur në këtë pikë. Nuk mund të bëhet politike me një aksident. Ka gjera me të mira PD për të bërë në shërbim të vendit? deklaroi ai për Report Tv.