Dështon serish seanca në Kosovë, “PAN” nuk paraqitet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellohet me tej kriza politike ne Kosove. Seanca konstituive dështoi serish këtë te hënë per shkak te mungesës se koalicionit te ?PAN?. Kryetari i seancës Adem Mikullovci u ka dhënë një shans të fundit deputeteve te PDK, AAK dhe Nisma që të paraqitet në takimin konsultativ të mërkurën ora 10:00, për të diskutuar rreth seancës së re.Arben Gashi deputet i LDK-së ka kërkuar që të votohen nënkryetarët e kuvendit përpara kryetarit por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Mikullovci, i cili ka thënë se rregullorja nuk e lejon nje hap te tille. Deputetja Mimoza Kusari Lila tha se kriza politike po i kushton Kosovës humbje të mëdha dhe se rrezikohet qe vendi te shkoje serish ne zgjedhje. Ndërkohë, Avdullah Hoti deklaroi se pas dështimit te seancës se radhës është e qartë se kush është përgjegjëse për ngërçin politik qe po kalon vendi.Para pak ditësh, Ramush Haradinaj deklaroi se koalicioni i PAN nuk i ka votat e mjaftueshme per te zgjedhur kreun e kuvendit dhe për te bere qeverinë. Kriza politike ne Kosove ka alarmuar edhe Bashkimin Euroipian. Brukseli ka bere apel qe subjektet te ulen sa me pare per te krijuar institucionet e reja.

Free Traffic Exchange