Report TV - Senatorët e SHBA takim me muxhahedinët në Tiranë

2017-08-14 2

Delegacioni me katër senatorët amerikanë ka zhvilluar në tiranë një takim me lideren e opozitës iraniane në vendin tone Marjam Rajavi dhe me një grup muxhahedinësh.

Takimi u zbardh nga prestigjozja Huffington Post në një kohë kur SHBA ka paralajmëruar sanksione ndaj Iranit.

4 senatorët amerikanë që erdhën në Shqipëri zhvilluan një takim edhe me lideren e opozitës iraniane Marjam Rajavi.

Senatorët u pritën fillimisht nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas zhvilluan takime edhe me zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe opozitës.

Takimin me lideren e opozitës iraniane e zbardhi prestigjozja ?Huffington Post? . Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.

Marjam Rajavi drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI), dhe sipas HP ky takim i rëndësishëm paralajmëron sanksione të tjera për Iranin.

Në takimin me senatorët Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis, liderja e opozitës iraniane i ka falënderuar senatorët për ndihmën që kanë dhënë SHBA-të për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.