http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy të rinj nga Vlora ranë në prangat e policisë, pasi kërcënuan një 46 vjeçar se nëse nuk do t?u paguante 100 mijë euro do ta vrisnin.
Endri Beqiraj dhe Juli Rrokaj do te përballen me akuzën e gjobëvëniës.
Arrestimi I te rinjve u bë në momentin kur ata po prisnin për të marrë shumën e parave në fshatin Qishbardhë te Vlorës.
Sipas policisë, prej disa muajsh nëpërmjet telefonit ata kërcënonin 46-vjecarin duke synuar t?i merrnin atij shumen prej 100 mije eurosh.
Madje ditët e fundit të arrestuarit e kishin kërcënuar edhe me jetë nëse nuk do të jepte paratë. Pasi morën denoncimin, uniformat blu organizuan planin e arrestimit te dy gjobvenesve.
Nga të dhënat e Prokurorisë mësohet se gjobëvënia e ka zanafillën në një konflikt banal mes 46-vjecarit nga Vlora dhe Endri Beqirajt.