http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada e Çekisë iu bashkua nismës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin ?Bajram Curri?.
Teksa inspektoi fillimin e punimeve Erion Veliaj, u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat.
Kryebashkiaku garantoi se edhe në gjysmën e dytë të mandatit, do të vijojë punën për ndërtimin e hapësirave sportive dhe çlodhëse për te vegjlit.
Investimi për jetëzimin e sheshit ?Bajram Curri? parashikon rikualifikimin e zonës përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse edhe per te rriturit. Po ne njësinë 7 është planifikuar edhe ndërtimi i dy shesheve të tjera për ta transformuar tërësisht këtë zonë.