Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-13 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
13 gushti shënon përvjetorin e Marrëveshjes se Ohrit te vitit 2001. Sot mbushen 16 vjet nga dita kur partitë shqiptare e maqedonase nënshkruan kontratën e raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të shtetit.

Ajo u nënshkrua nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas, që merrnin pjesë në koalicionin qeveritar: kryetari i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i atëhershëm Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi.

Kjo marrëveshje i jepte fund konfliktit të armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Por cfare përmban konkretisht pakti qe edhe sot konsiderohet si guri i themelit per bashkëjetesën.

Ndër pikat kryesore te saj janë ndërprerja e armiqësive, mosdiskriminimi, përfaqësimi i drejtë, shprehja e identitetit apo edhe arsimimi e përdorimi i gjuhëve.

Por edhe pse 16 vjet pas nënshkrimit të dokumentit, shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtat e plota te përdorimit te simboleve kombëtare dhe të gjuhës. Po ndryshe nga te tjerët, ky përvjetor shënon hapa konkret sa i përket gjuhës. Vetëm para pak ditësh, qeveria e Maqedonisë miratoi projektligjin për zyrtarizimin e shqipes dhe në shtator ai pritet të kalojë në kuvend.