“Luftë” investimeve të Bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse nje dite do te vendosni te shkoni ne liqenin e Farkës, duhet ta mendoni mire qe mos te jete mbrëmje. I gjithë sistemi i ndriçimit qe shërbente per ta bere zonën te vizitushme, edhe pas perëndimit te diellit është shkatërruar.

Nga i gjithë investimi per ndriçimin, nuk ka mbetur thuajse asgjë.

Ankesa me e madhe e banoreve është mungesa e investimeve, por edhe kur investimet bëhen, ato nuk mirëmbahen nga qytetaret. Kjo është situata ne shëtitoren pranë liqenit te Farkës, ku llambat qe ndriçojnë rrugën, janë thyer.

Panorama tjetër e liqenit te Farkës jane mbeturinat e hedhura vende e pavend nga njerëzit qe kane ardhur këtu gjate fundjavave.

Siç e shikoni, liqeni i Farkës është i mbushur me mbeturina. Sipas banoreve te zonës, ne fundjave këtu vijnë pushues te ndryshëm, ku pasi konsumojnë produktet, mbetjet i hedhin ne liqen.

Drejtori i agjencisë se parqeve dhe rekreacionit, Blendi Goxhe thotë se investimet e Bashkisë duhet te mirëmbahen nga qytetaret, sepse ato jane ndërtuar per t?u shërbyer atyre.

Drejtuesit e Bashkisë bejne me dije se jane te shumta investimet qe jane dëmtuar nga qytetaret.

Free Traffic Exchange