Mëngjesi i sotëm ka nisur me tre aksidente në Elbasan, Lezhë e Vlorë,ku janë shënuar dy viktima dhe 5 të plagosur.
Aksidenti në Elbasan, humb jetën një 11-vjeçare, plagosen 3
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Cërrik- Papër, në afërsi të fshatit Valas, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbu jetën 11- vjeçarja M.Sh, banues në Korçë, e cila ishte pasagjere në automjetin tip ?Ford? i cili drejtohej nga 54- vjeçari A.H, banues në Sarandë.
Aksidenti në Lezhë, humb jetën efektivi i Policisë Kufitare
Gjithashtu edhe në Lezhë është shënuar një aksident i rëndë rreth orës 05:08, ku ka humbur jetën 50- vjeçari Lek Nikolli, i cili ishte punonjës i Policisë Kufitare në Shëngjin.
Aksident në Vlorë, 2 të plagosur rëndë
Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, por këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.