Pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe të fëmijëve të tyre, shtrihen nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Spanja, Gjermania etj.
Shqiptarja.com ka identifikuar dhe publikon pasuritë e pushtetarëve jashtë vendit, të deklaruara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kryesisht gjatë viteve të fundit. Ka një perceptim të opinionit publik dhe dyshime të forta se, pasuritë e padeklaruara, pra të fshehura jashtë vendit, arrijnë qindra milionë euro, pasi ILDKP ka zbuluar se, vetëm një grup i ngushtë funksionarësh, vitet e fundit, kanë fshehur rreth 40 milionë euro pasuri.
Pasuritë e deklaruara jashtë vendit
Deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si ?Kaubojsi? posedon pasuri të paluajtshme, me vlera të mëdha, në Itali. Deputeti Ndocaj, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, posedon një apartament në Solaro në Itali, me sipërfaqe 480 m2. Ndocaj ka në pronësi një tjetër apartament në Bergamo në Itali, me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 2 000 m2.