Aksident në Vlorë, 2 të plagosur rëndë

2017-08-13 0

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, por këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.

Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, po mësohet se janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Një prej të plagosurve, një mashkull është nisur drejtë Tiranës për të marrë ndihmë shëndetësore të specializuar, ndërkohë që një grua, e cila gjithashtu është në gjendje të rëndë, ndodhet në spitalin e Vlorës.