Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përvoja e udhëtimeve është sa e bukur aq edhe e veçantë, sidomos për udhëtarë profesionistë si Erion Shehi, që ka përshkuar 380 destinacione turistike brenda 6 viteve.
Por pasioni nuk ndalet vetëm në udhëtime, gjithçka pasqyrohet në një blog, ku përvojat personale ndahen me ndjekësit.
Ora News udhëtoi së bashku me Erionin në Kepin e Rodonit, një nga destinacionet e përzgjedhura për aventurën e radhës.
Peisazhi i bukur i natyrës shqiptare, ndërthuret me rrëfimet për destinacionet më të bukura europiane. Ju ftojmë të ndiqni specialen e përgatitur nga Gazetarja Besmira Pelushaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ditari-i-nje-udhetari-pelegrini-qe-ka-pershkruar-380-destinacione-turistike/