Report TV - Deputeti Aqif Rakipi përplas për vdekje një person, lirohet

2017-08-12 0

TIRANE-Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, pasi ka qenë fatale, deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.