Rruga e Kombit ngjasoi të shtunën me një lumë të gjatë automjetesh. Fluksi i madh i turistëve nga Kosova krijoi këtë radhë kilometrike makinash përgjatë të gjithë rrugës nga pikat hyrëse kufitare e përgjatë gjithë gjatësisë së Rrugës së Kombit.
Policia kufitare thotë se e njëjta situatë në 24 orët e fundit në doganën e Morinës ku kanë kaluar afro 20 mijë automjete.
Policia rrugore që po monitoron situatën ka vendosur me qindra gjoba për ?shoferët e paduruar? që janë konstatuar me shkelje.
Në orët e pasdites përsëritet i njëjti fluks por kësaj here në kahun e kundërt të rrugës, atë që i kthen pushuesit nga Kosova drejt shtëpive të tyre.