Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me një ndërtim pa leje në rrugën ?Xhanfize Keko?.
Të arrestuarit janë Amarildo Dyka 29 vjeç dhe Elton Spahiu 35 vjeç të dy specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, si dhe qytetari Jetnor Gjoka 47 vjeç pronar i godinës pa leje.
Policia thotë se ky i fundit ka ndërtuar pa leje një garazh me sipërfaqe 530 m2, ndërsa dy inspektorët edhe pse kishin marrë dijeni për këtë ndërtim, e lejuan duke shkelur ligjet.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale ?Ndërtim pa leje? dhe ?Shpërdorim detyre?, pasi më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. ?Xhanfize Keko?, pallati ML, shtetasi Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2.
Gjithashtu në lidhje me këtë vepër penale, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit po heton katër punonjës policie, pasi kanë dyshime se nuk kanë vepruar duke lejuar gjithashtu ndërtimin pa leje. Ata janë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, punonjës të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet. Gjithashtu ndaj punonjësve të policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.