Në një lidhje telefonike për Report Tv kreu i Bashkisë Malakastër Agron Kapllanaj, tha se banorët e fashatit janë evakuar brenda një perimetri të sigurtë, pasi përmast e zjarrit ishin të rrezikshme.
Ndër të tjera Kapllanaj shtoi se zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa dëmet e shkaktuar prej tij janë të pallogaritshme.
"Banorët i larguam për siguri, pasi përmasat që mori zjarrin ishin të rrezikshme, por tani zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij.
Përveç dëmit në banesa që nuk dimë a kanë qenë banesa të banueshme, dëmet janë të mëdha, pasi janë shkrumbuar të mbjellat, pemëtore e ullishte.
Ka një të dyshuar për zjarrvënie, nuk e dimë a i ka venë me qëllim apo është aksidentale. Është nga Mallakastra dhe është shpallur në kërkim.
Besoj se rrezikshmëria ka kaluar, nuk ka më rrezik që zjarri të vazhdojë më tutje", tha Kapllanaj.