Rëndohet situata nga zjarret, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 19 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në Mallakastër janë djegur tre banesa.
Në Mallakastër është përfshirë nga flakët kodra në Corrush, ndërsa nga të dhënat e fundit janë djegur tre banesa.
Ende nuk dihet nëse banesat kanë qenë të banuara apo të braktisura, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë.
Sipas shefit të zjarrfikëses në Mallakastër zjarri është i madh, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të erës, e cila po favorizon flakët që përhapen me shpejtësi.
Zjarri ka përfshirë një zonë, e cila është me shkurre dhe me ullinj. Në orët në vijim pritet që të ketë edhe një ndërhyrje nga ajri për të vendosur në kontroll flakët.
Ndërhyrje nga ajri në Vorë, në rrezik depoja e fishekzjarrëve
Situatë kritike paraqitet edhe në Vorë ku flakët e zjarrit i janë afruar një fabrike fishekzjarrësh.