http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ismail Morina, tifozi shqiptar në 14 tetor 2015 ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, nuk do të ekstradohet nga Kroacia drejt Serbisë, të paktën deri në një vendim të dytë. Gjykata e Lartë në Kroaci, ka vendosur të rishqyrtojë dosjen e Morinës, e cila do të rikthehet përsëri në Gjykatën e Parë në Dubrovnik ku afro 3 javë më pare u vendos ekstradimin drejt Serbisë.
Në muajin korrik, Ismail Morina u ndalua nga policia kroate, për shkak të mungesës së dokumenteve. Pas verifikimeve, Gjykata morri vendimin për dërgimin e tij në Beograd, pasi në fuqi ishte një kërkesë për ekstradim, për shkak të ngjarjes gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares serbe dhe asaj shqiptare. Por, përfaqësuesit ligjorë të Ismail Morinës, kundërshtuan vendimin në Gjykatën e Lartë.
Në zgjidhjen e çështjes ?Morina? u angazhuan edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Në komunikimet që ata kanë pasur me palën kroate, është vënë theksi se nëse Morina do të ekstradohej në Serbi, atëherë atij do t?i rrezikohej jeta. Ishte ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili kontaktoi me autoritet kroate, duke i kërkuar të vendosej për të mos miratuar ekstradimin e Morinës.