Mesditën e sotme është regjistruar një vatër zjarri pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.
Zona rrezikohet nga flakët, pas njoftimit janë nisur zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Devlina, ndërsa një mjet dhe 4 zjarrfikës nga Saranda vijojnë betejën për të vendosur zjarrin në kontroll.
Bashkia Finiq, e cila përfshin edhe pikën turistike të Syrit të Kaltër nuk ka mjete zjarrfikëse, një problematikë e ngritur pak ditë më parë nga gazeta Shqiptarja.com.
Pika e Syrit të Kaltër është shumë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët.